Për dhjetë vjet ndaj kontrabanduesve institucionet ligj-zbatuese kanë shqiptuar gjoba në rastet kur janë zënë nën vlerën prej 5 mijë euro, e në rastet kur janë zënë me mall mbi këtë vlerë, i kanë rënduar me kallëzim penal.
Por, pikërisht për shkak të zbrazëtisë ligjore që ata mund të zihen me dhjetëra e qindra herë dhe vetëm të gjobitën pa u përballur direkt në gjykatë, ka bërë që ata të tregohen të kujdesshëm me vlerën e mallit që kontrabandojnë.
Shembulli tipik është i dyshuari Maliq Nimani nga fshati Vaganicë i Mitrovicës, i arrestuar me 13 tetor.
Shqip ka siguruar disa raste kur Nimani ishte zënë nga Njësitet Antikontrabandë të Doganës dhe Policisë së Kosovës, që nga viti 2012.