Maliqi flet rreth rezultateve të exit pollit

Maliqi flet rreth rezultateve të exit pollit

Udhëheqës i Exit Pollit që do të publikohet në orën 19, Shkelzen Maliqi, ka thënë se nga të dhënat që kanë marrë deri tash del se rezultati është i ngushtë në disa prej komunave të Kosovës. Ka thënë se deri tash kanë mbledhur 85 për qind të të dhënave nga terreni.

“Në disa vende ka edhe presione, rezultati është i ngushtë, por nuk mund të jap tani të dhëna të tjera. Në qershor e tetor ka pasur befasi. Do të kemi pjekuri të elektoratit këtë herë”, tha Maliqi në Klan Kosova.

“Kjo është vala e tretë e mbledhjes së të dhënave, jemi tu i mbledhë të dhënat. Do t’i fusim në sistem dhe do të shohim se si do të dalë rezultatin. Pos votës për kryetarin e komunës, kemi mbledhur edhe të dhëna të tjera, deklarata të qytetarëve se si ka shkuar procesi zgjedhor. Tashmë është bërë rregull që të shkojë ashtu. Presim që procesi të vazhdojë ashtu”, ka shtuar ai.

Edhe në raundin e parë, Maliqi kishte publikuar Exit Pollin me të cilin kishte parashikuar saktë rezultatin e zgjedhjeve. Nuk dihet nëse e njëjta saktësi do të përsëritet edhe sonte. Sidoqoftë, edhe KQZ deri në mesnatë pritet të dalë me rezultatet preliminare për kryetarët e komunave.