Në fillim të pandemisë ishte komuna më e prekur, por tashmë nuk e ka asnjë rast aktiv me Covid-19

Komuna e Malishevës e ka mposhtur Covid-19 pasi në fillim të pandemisë ishte komuna më e prekur nga koronaviruisi.
Në javën e parë të pandemisë mbi 30% e rasteve në nivel nacional ishin nga Malisheva duke e përkeqësuar situatën në këtë komunë.
Gjatë të dielës së 14 Qershorit u shëruan edhe 25 të infektuar nga Covid-19, në mesin e tyre ishte edhe i infektuari i fundit nga Malisheva dhe tani nuk e ka asnjë rast aktiv me koronavirus, kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Në fillim të pandemisë ka pasur akuza nga zyrtarët komunal në drejtim të Qeverisë Kurti për neglizhencë në raport me Malishevën, por ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kishte deklaruar se nuk kishin sesi t’i ndihmonin Malishevës në fillim të pandemisë pasi mjetet ishin tejet të kufizuara. /Insajderi/