Malishevë: Babai me tre djemtë rrihen mes vete

Malishevë: Babai me tre djemtë rrihen mes vete

Katër persona janë arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Malishevë (babai me tre djemtë) pasi që të njëjtit janë përleshur mes vete, përcjell Insajderi.

Policia bën të ditur se të njëjtit kishin pas mosmarrëveshje të vazhdueshme mes vete.

Rasti në polici është hapur si “dhunë në familje”.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarve, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 24 fishekë, para të gatshme, një thikë me këllëf, një brisk, një revole me një karikator dhe 181 fishekë. Të dyshuarit nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Insajderi.com