Malishevë: Nëna rrihet nga vajza e vet

Malishevë: Nëna rrihet nga vajza e vet

I është dashur të marrë tretman mjekësor për të shëruar plagët që i mori nga sulmi që e pësoi nga vajza e vet.

Kështu i ka ndodhur një gruaje në Malishevë, që pas një mosmarrëveshje me vajzën e saj, u sulmua dhe u bë për spital.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, e premte, ndërsa ora e saktë nuk jepet në raportin e policisë, njofton Insajderi.

Sipas forcave të rendit “e dyshuara femër kosovare pasi pati një mosmarrëveshje fillimisht, më pas e ka sulmuar fizikisht nënën e saj viktimën femër kosovare”.

Policia ka intervenuar duke e arrestuar agresoren, por më vonë, me vendim të prokurorit, njoftohet se është liruar.

Motivet e sulmit e të mosmarrëveshjes ende nuk dihen./Insajderi.com