Malishevë: Vdes një 82 vjeçar pasi qëllohet me armë zjarri

Malishevë: Vdes një 82 vjeçar pasi qëllohet me armë zjarri

Një i moshuar 82 vjeçar është ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi është qëlluar me armë zjarri në rrethana të panjohura.

Policia nga Kosova ka raportuar se personi është transportuar në QKUK, por lëndimet kanë qenë shumë të rënda për t’i shpëtuar jetën, njofton Insajderi.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Vrasja është nën hetim. /Insajderi.com