Një person ka vdekur të premten mbrëma, pasi është goditur nga një veturë në fshatin Balincë të Malishevës, njofton Insajderi.
Sipas policisë, viktima ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kijevë për tretman mjekësor dhe aty është konstatuar se është pa shenja jete.
Rasti është hapur si “Aksident trafiku me fatalitet”.
“Ka ndodhur aksident trafiku ku e përfshirë ka qenë një veturë me targa vendore me drejtues mashkull kosovar dhe një këmbësor viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKMF Kijevë për tretman mjekësor dhe aty është konstatuar se është pa shenja jete. Po ashtu edhe i dyshuari drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime trupore dhe është në kurim në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i shtetit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari ndalohet për 48 orë dhe është në Spitalin Rajonal në Gjakovë nën mbikëqyrjen e organeve policore.
Trupi i pa jetë i viktimës ju është liruar familjarëve për ceremoni mortore./Insajderi.com