Malishevë: Vështirësohet qarkullimi në disa rrugë si shkak i reshjeve të shiut

Malishevë: Vështirësohet qarkullimi në disa rrugë si shkak i reshjeve të shiut

Reshjet e shiut dhe të borës të cilat kanë filluar që nga e enjtja kanë rënduar gjendjen nëpër rrugët e Kosovës, njofton Insajderi.

Kështu ka ndodhur edhe në Malishevë, ku për pasojë në disa rrugë është vështirësuar qarkulliMI.

Ndaj komuna u ka bërë thirrje vozitësve që të kenë kujdes të shtuar dhe të mos lëvizin pa nevojë.

“Reshjet e pandërprera të shiut dhe borës, kanë bërë që në rrugë të ketë sasi të konsiderueshme të ujit, prandaj kërkohet nga të gjithë vozitësit, që të bëjnë kujdes të shtuar dhe ti marrin masat e nevojshme mbrotjëse”.

“Po ashtu kërkohet nga të gjithë qytetarët, që të mos lëvizin pa nevojë, pasi në disa rrugë ka vështirësi në qarkullim për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut”, thuhet në komunikatë./Insajderi.com