
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të shtunën dy meshkuj pasi që kanë vrarë një qen në Malishevë, shkruan Insajderi.
Sipas policisë , qeni i njërit nga të dyshuarit ka kafshuar djalin e të dyshuarit tjetër, ndërsa ky i fundit ka qëlluar më armë zjarri duke e mbytur qenin.
“Është kontrolluar shtëpi e njërit të dyshuar me ç ‘rast janë gjetur dhe konfiskuar një armë me dy karikator me 29 fishek dhe një arme gjuetie, dhe një gëzhojë”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim te prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Insajderi.com