
Zëvendësdrejtori i shkollës “Hamdi Berisha” në Malishevë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të mitur.
Rastin në polici e ka denoncuar të hënën babai i viktimës.
Sipas tij, rasti ka ndodhur më datë 16.12.2021 në ambientet e shkollës.
“Ngjarja sipas ankuesit kishte ndodhur në njërën prej tualeteve të kësaj shkolle kur viktima ishte brenda dhe aty kishte hyrë edhe i dyshuari dhe e kishte ngacmuar seksualisht viktimën”, ka thënë Nysret Xhurkaj, zëdhënës i PK-së për rajonin e Gjakovës.
Lidhur me ketë rast është intervistuar viktima, i dyshuari si dhe disa dëshmitarë.
“Hetimet janë në fazën e grumbullimit të provave të tjera dhe për zhvillime të mëtejme ju njoftojmë me raport shtesë”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje 48 orë./Insajderi.com