Maloku: Kabineti e ministrat e Kurtit u testuan “për pikë të qejfit”

Maloku: Kabineti e ministrat e Kurtit u testuan “për pikë të qejfit”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntinë Maloku, ka deklaruar se derisa qeveria udhëhiqej nga Lëvizja Vetëvendosje, pozitat zyrtare ishte keqpërdorur duke i testuar zyrtarët e vetë, kabinetin e ministrat e Vetëvendosjes, pa pasur kurrfarë simptomash thjesht për shkak se e përdorën pozitën e tyre, njofton Insajderi.

“Për pikë të qejfit kabineti i Kurtit dhe ish-ministrat e Vetëvendosjes janë testuar për COVID-19 kur qytetarët as informata për virusin nuk kanë pasur”, ka thënë Maloku, në seancën parlamentare ku do diskutohet për pandeminë COVID-19.

Maloku ka akuzuar Vetëvendosjen për përhapje të virusit duke organizuar protesta dhe grumbulluar njerëz në disa raste.

“Ne nuk e harrojmë përshëndetjen nga ballkoni që Kurti ua bënte popullit të grumbulluar në shesh”, ka pohuar Maloku./Insajderi.com