Manaj: Një deputet e humb mandatin vetëm nëse dënohet me burgim

Manaj: Një deputet e humb mandatin vetëm nëse dënohet me burgim

Kryetari i Komisionit për legjislacion, Shkëmb Manaj, në seancën dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese, është deklaruar rreth asaj se si është shqyrtuar çështja e deputetit Etem Arifi në këtë komision, transmeton Insajderi.

Siç thotë ai, në asnjë dispozitë të rregullores së Kuvendit nuk flitet për humbje të mandatit, vetëm nëse rastin kur nuk paraqitet në Kuvend për më shumë se gjashtë muaj.

“Komisioni, me datën 12 maj të këtij viti, e ka shqyrtuar shkresën e kryetares së Kuvendit Osmani dhe ka konstatuar se asnjë dispozitë e rregullores së Kuvendit nuk flet për rastet kur deputeti e humb mandatin. Komisioni i ka rekomanduar kryetares që të ndjekë praktikat e mëparshme të Kuvendit lidhur me rastin në fjalë”, ka thënë Manaj.

Ai shtoi se një deputet humb mandatin vetëm nëse dënohet me burgim gjatë atij mandati, gjë që sipas tij nuk është rasti tek Arifi. /Insajderi.com