Manastiri mesjetar i Deçanit rrezikon të shpallet në listën e 7 vendeve më të rrezikuara të trashëgimisë në Evropë për vitin 2021., njofton Insajderi.
Edhe pse njëri nga objektet prezantuese të historisë mesjetare, mbrapa të cilit qëndron një përplase mes palës serbe dhe asaj shqiptare për të vërteten e atij objekti edhe asaj prone, sot në vend se të zgjidhet konteksti historik, ky manastir po rrezikohet që të fshihet edhe si gjurmë monumentale, e bashkë me të edhe debati për të vërteten e tij.
Në dhjetor të vitit 2020, organizata Europa Nostra ka nominuar Manastirin e Deçanit në mesin e 12 vendeve të trashëgimisë më të kërcënuara në Evropë. Nga kjo listë do të shpallen 7 objektet kulturore më të rrezikuara 2021. Në raportin e Europa Nostra, theksohen dy arsye pse Manastiri i Deçanit është ndër objektet e rrezikuara: sulmi ndaj Manastirit të Deçanit në vitin 2016 nga siç thuhet “ISIS” dhe arsyeja e dytë-projekti i ndërtimi të rrugës nga Deçani për në Plavë. Lidhur me këtë Nora Visoka Ëeller, avokatja dhe studiuesja e trashegimisë kulturore në Universitetin e Cambridge-it i është drejtuar organizatës Europa Nostra.
Visoka-Ëeller në shkrimin drejtuar organizatës Europa Nostra ka kërkuar që nominimi i Manastirit të Deçanit të rishikohet.
“Manastiri i Deçanit nuk është një ndër 7 objektet më të rrezikuara në botë. Manastiri i Deçanit mbrohet me ligjin mbi Zonat e Posaqshme të Mbrojtura dhe është nën mbrotjen e përditshme të forcave të KFOR-it. Për më shumë, aludimi se në 2016 ka pasur atak nga grupet terroriste të ISIS nuk qëndron dhe nuk është konfirmuar nga forcat e KFOR-it, sigurimi shtetëror dhe bashkësia ndërkombëtare, ndërsa çështja e zgjerimit të rrugës Deçan-Plavë është zgjedhur me ndërmjetesimin e Ambasadorit Italian në Kosovë. Prandaj, ky nominim duhet të rishikohet”, ka thënë ajo.
Tutje ajo ka theksuar se ky lloj keqinformimi në nivel ndërkombëtarë dhe politizimi i trashëgimisë kulturore në këtë mënyrë i pengon të gjitha tentimet lokale dhe ndërkombëtare për ndërtimin e harmonisë ndër etnike në Kosovë.
RTV21 i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme për një sqarim se a janë në dijeni dhe a do të reagojnë për këtë kategorizim të dëmshëm për Kosovën. MPJ ende nuk ka kthyer përgjigjen.
Manastiri i Deçanit është ndër monumentet e trashëgimisë më të dalluara të kohës së tij, i ndërtuar në gjysmën e parë të shekullit të 14-të./Insajderi.com