“Mandanti i Gjykatës Speciale mund të vazhdohet me automatizëm”

“Mandanti i Gjykatës Speciale mund të vazhdohet me automatizëm”

Avokati, Arianit Koci, ka thënë se mandati maksimal i institucionit të Gjykatës Speciale është pesë vjet.

Por, sipas Kocit, amendamenti kushtetues ka referenca konfuze dhe me dy kuptime, duke shtuar se mund të “ketë qenë lojë e ndërkombëtarëve për t’i arritur votat e deputetëve për votimin e Gjykatës Speciale”.

“Natyrisht, të njëjtit (ndërkombëtarët) tani do të thonë që mandati vazhdohet me automatizëm”, ka shkruar Koci.

Koci theksoi se deputetet e Kosovës janë̈ treguar naiv dhe jo kompetent, pasiqë nuk e kanë sqaruar me kohë ketë̈ mospërputhje.

Përndryshe, dje presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një adresim publik ka kërkuar deputetëve që të vazhdohet mandati për Gjykatës Speciale. /Insajderi.com.

Deputetët naiv!Ligji pët ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe BE-së i cili është…

Gepostet von Arianit Koci am Montag, 24. August 2020