Mandati i KFOR-it zviceran vazhdohet edhe për tri vite

Mandati i KFOR-it zviceran vazhdohet edhe për tri vite

Misioni i KFOR-it zviceran në Kosovë do të vazhdohet edhe për tri vite të tjera, deri në dhjetor të vitit 2020, por me numër të redukruar të ushtarëve, ka vendosur sot Këshilli Kombëtar zviceran.

Kjo është vendosur me 100 vota pro, 76 kundër dhe 1 abstenim.

Këshilli shtetëror megjithatë do të zvogëlojë numrin e ushtarëve përgjatë këtyre viteve. Sot, një maksimum prej 235 anëtarëve të ushtrisë mund të jenë të përfshirë. Nga prilli i vitit 2018 e tutje numri maksimal do të reduktohet: në tetor të 2019-ës 190 anëtarë, në fund të 2020 në 165.

Partisë së Njerëzve të Zvicrës (SVP) dhe partisë së Gjelbër nuk u pëlqen kjo: ata duan që Swisscoy të përfundojë mandatin më së largu në vitin 2020. Për këtë arsye, ata kërkesën e tyre për përfundim të mandatit e dërguan në Këshillin Federal.

Të Gjelbërit gjithashtu duan që Këshilli Federal të përdorë fondet për zhvillimin e projekteve për ndihma dhe zhvillim në Kosovë. Kërkesa e tyre u kundërshtua nga SVP, prandaj dhe nuk kaloi.

Por, si arsye se pse duhet të vazhdohet mandati, sipas Pierre Alain Frizez i cili ka folur në emër të komisionit përgatitor, është se Kosova është ende në gjendje të dobët, zënë mes korrupsionit dhe papunësisë.

“Problemi është se vendi ka vetëm një një embrion ushtarak dhe duke marrë parasysh komunitetin e fortë kosovarë në Zvicër, qeveria federale është shumë e interesuar për paqen në Kosovë”, është shprehur ai.

Këshilli tha se Swisscoy ka bërë një punë të mrekullueshme dhe dikur misioni duhet të përfundojë, “por tani është shumë herët”. /Insajderi.com