Mandl i kënaqur me mbarëvajtjen: S’ka parregullsi të mëdha

Mandl i kënaqur me mbarëvajtjen: S’ka parregullsi të mëdha

Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Lukas Mandl, thotë se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë parregullsi të madhe, transmeton Shqip.com.

Mandl në një prononcim për EO tha se gjithçka është duke shkuar mirë dhe ftoi qytetarët të dalin masivisht të votojnë.

Ai njoftoi se në këtë proces, misioni i vëzhgimit të BE-së përbëhet prej më shumë se 100 vëzhguesve, të cilët po përcjellin gjithçka.

“Kemi mbi 100 vëzhgues, dhe ata po përcjellin gjithçka. Unë i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin masivisht për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”, tha ndër tjera Mandl.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga KQZ deri në orën 11:00, pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje lokale është 8.21 për qind. /Insajderi.com