InDoks këtë të dielë transmeton dokumentarin e radhës ‘EULEX-i kundër Drenicës’ në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në

Manipulimi i madh i EULEX-it në rastin “Drenica” vjen në një dokumentar

Manipulimi i madh i EULEX-it në rastin “Drenica” vjen në një dokumentar

InDoks këtë të dielë transmeton dokumentarin e radhës ‘EULEX-i kundër Drenicës’ në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.

Dhjetëra të akuzuar e shumë vite burg të mbajtura nga drejtuesit më të të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rastin “Drenica” janë vetëm disa nga dëmet që i ka shkaktuar misioni EULEX. Edhe shumë dëme të tjera mund t’i pësojë Kosova kur të akuzuarit të nisin të kërkojnë dëmshpërblime.

InDoks në dokumentarin e radhës “EULEX-i kundër Drenicës”, me autor Visar Duriqi,  i kthehet këtij rasti për të parë se ku gaboi, ndoshta edhe me qëllim EULEX-i, e ku në emër të drejtësisë u shkel ajo. Sa kishte propagandë e sa prova reale për këtë rast. Kush ishin personat që qëndronin prapa perdeve duke e dirigjuar këtë rast.

Sot, shtatë vite më vonë provat e reja tregojnë që më shumë se sa një hetim për krime lufte ky ishte një mision i EULEX-it kundër disa individëve të UÇK-së së paku.