Manovrat ushtarake dhe armatimi nga Rusia që i paraprinë “kërcënimeve serbe”

Manovrat ushtarake dhe armatimi nga Rusia që i paraprinë “kërcënimeve serbe”

Teksa marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë eskaluan këto ditë në fjalorë lufte, pasi treni ilegal  me mbishkrimin “Kosova është Serbi” i linjës Beograd-Mitrovicë dështoi të hynte në Kosovë, jo fort larg, forcat ushtarake të Serbisë dhe Rusisë zhvilluan manovra të përbashkëta.

Ndërsa muajin e kaluar, Rusia i dhuroi armë Serbisë.

Përveç kërcënimeve për luftë të presidentit serb Tomislav Nikoliq dhe kryeministrit Aleksandar Vuçiq, këto ditë, zjarrin e ndezën edhe deklaratat kundërthënëse të NATO-s dhe Rusisë.

Reagimi i NATO-s , ditën e diel, ku thuhej se kjo organizatë “është e gatshme të ndërhyjë në Kosovë kurdo që është e nevojshme” dhe se “Njësia Speciale e Kosovës – ROSU – ka lejen e KFOR-it për të ndërhyrë në veri” kanë sjellë kundërpërgjigjen e Rusisë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, ka reaguar për çështjen e krijuar së fundmi në Kosovë të martën përmes një konference për shtyp.

“Forcat etnike shqiptare nuk duhet të jenë të pranishme në zonat e populluara nga serbët në veri të Kosovës”, është shprehur Lavrov, derisa ka thënë se tensionet në Ballkan janë në rritje të vazhdueshme.

Tensionet për të cilat ka folur Lavrov, janë vërejtur përmes shtimit të pranisë ushtarake të Rusisë dhe NATO-s në vendet e rajonit.

Në fillimin e muajit nëntor të vitit të kaluar, forcat e NATO-s ka zhvilluar aktivitete në Mal të Zi, derisa në të njëjtën kohë stërvitje ushtarake kanë zhvilluar edhe  trajnimi në simulimin e reagimit në zonat e vërshuara dhe mënyra e përgjigjes ndaj sulmeve kimike kanë mbajtur edhe ushtria ruse në bashkëpunim me ato serbe.

Televizioni i njohur britanik BBC raportonte se ushtrimet e nisura të NATO-s në Mal të Zi, ku po marrin pjesë edhe ushtarët nga Kosova, krahas me ushtrimet që do nisin të mërkurën në Serbi nga ushtria serbo-ruse tregojnë për një zhvendosje të tensioneve mes NATO-s dhe Rusisë në fushat e Ballkanit.

Ndërsa në të njëjtën kohë mbahej edhe stërvitja ushtarake serbo-ruse, e quajtur “Miqësia Sllave 2016” kishte bërë bashkë edhe njësitë ushtarake nga Bjellorusia.

Ushtria ruse thoshte se stërvitjet mbaheshin në afërsi të Beogradit,  e që zgjatën 15 ditë, ishin një mbështetje për Serbinë, e cila viteve të fundit ka trashur raportet me NATO-n, duke përfshirë edhe anëtarësimin në këtë organizatë ushtarake.

Bombardimet  e NATO-s në Serbi dhe Mal të Zi në vitin 1999, dhe ndërhyrja e saj në Kosovë, la një trashëgimi të hidhur në mesin e nacionalistëve serb.

Kjo kishte bërë që Serbia të lidhej me Moskën.

E Rusia, muajin dhjetor kishte dërguar disa nga armët e saja edhe në Serbi.

Mediat ruse kanë raportuar se kjo po bëhej pas mbajtjes së ushtrimeve ruso-serbe në Serbi.

Krejt kjo ka ardhur pasi ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov kërkoi nga Rusia që ta mbështesë me armë dhe avionë luftarak bashkë me pajisje tjera ushtarake.

Kërkesa sipas medieve ruse është pranuar dhe pritet që marrëveshja të nënshkruhet kur kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq do të vizitojë Moskën gjatë këtij muaji.

Sipas medieve ruse, Moska do të dërgoj në Beograd gjashtë avionë MiG-29. Këta janë avionë të vjetra dhe kanë nevojë për riparime, të cilat do t’i kryejnë autoritetet serbe./Insajderi.com