
Një shtetasit të Maqedonisë së Veriut nuk i është lejuar hyrja në Kosovë, pasi i njëjti i kishte ofruar ryshfet një zyrtari policor në pikën kufitare Gllaboçicë, njofton Insajderi.
Ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 07:20.
Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se i dyshuari kishte të ngarkuar karburant më shumë se që është e lejuar.
“Është ndaluar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedoni, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve i ka ofruar 10 euro zyrtarit policor, me qellim të kalimit të kufirit pa kontroll të detajuar, pasi që i njëjti kishte të ngarkuar karburant me shumë se që është e lejuar. Të dyshuarit i është refuzuar hyrja nga ana e doganës”, thuhet në raport./Insajderi.com