Maqedoni e Veriut: 1.768 pacientë në repartet infektive me COVID-19

Maqedoni e Veriut: 1.768 pacientë në repartet infektive me COVID-19

Gjithsej 1768 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për Coronavirus po trajtohen në repartet për sëmundje infektive në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut në Shkup dhe në spitalet në qytete të tjera të këtij vendim

Ka rreth 300 shtretër spitalorë të zbrazët në COVID qendrat, kumtoi Ministria e Shëndetësisë e vendit fqinj, përcjell Insajderi.

Në njëzetekatër orët e fundit, 76 pacientë të rinj u shtruan në spital në covid-qendrat në Shkup për shkak të ndërlikimeve të Coronavirusit.

Gjithsej 725 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid-19 po trajtohen në pavijonet e sëmundjeve infektive në kryeqytetin e RMV-së.

Shumë pacientë janë në mbështetje të oksigjenit.Në 24 orët e fundit, gjithsej 1,043 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për Coronavirus janë paraqitur të trajtohen në qendrat spitalore në qytete të tjera.

Në 24 orët e fundit në Shkup në Klinikat interne dhe kirurgjike ka pasur 24 pranime.

Në covid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 17 pacientë të pranuar dhe tetë u pranuan në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

Pesë pacientë të rinj u pranuan në Kozle dhe dy pacientë u pranuan në Klinikën Pediatrike.

Gjashtë pacientë u pranuan në Institutin e Mjekësisë Fizikale.

Në njëzetekatër orët e fundit për në shtëpi janë lëshuar 62 pacientë të shëruar.

Aktualisht në covid-qendrat në Klinikat interne dhe kirurgjike mjekohen 315 pacientë.

Në Spitalin “8 Shtatori” ka gjithsej 140 të infektuar, ndërsa 153 pacientë janë të shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërsa ka 32 pacientë në Institutin për Sëmundjet e Mushkërive në Fëmijët Kozle.

Klinika për sëmundjet e fëmijëve ka 16 fëmijë pozitivë për COVID-19, ndërsa në GAK ka tetë pacientë pozitivë.

Në Institutin për mjekësisë fizikale dhe rehabiliotim ka 58 pacientë.

Numri i pranimeve në ditët e fundit është i qëndrueshëm dhe në mëngjesin e sotëm deri në ora 8 kishte 65 vende të lira dhe pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të rikuperuar, vendet e lira  të lirohen.

Të gjitha repartet infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 149 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për COVID-19, 94 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit.

Në repartin infektiv në Tetovë ka 36 pacientë, 106 pacientë po trajtohen në Veles, dhe 114 pacientë në Kumanovë janë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19.

105 pacientë u shtruan në spital në qendër në Ohër, 125 në Prilep, 48 në qendër në Gostivar dhe 23 pacientë në Strugë. 94 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 29 në Kocani, 31 në Kërçovë, 63 në Kavadarci dhe 26 në Gjevgjeli, pozitivë dhe të dyshuar për Coronavirus.

Gjatë ditës, bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar, me çka lirohen shtretër shtesë.

Përndryshe, të gjitha pavijonet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen.

Ministria e Shëndetësisë e  RVM -së ka një pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, departamentet do të zgjerohen më tej, thuhet në kumtesën e ministrisë së shëndetësisë së shtetit fqinj. /Insajderi.com