Maqedoni e Veriut: 15 viktima dhe gati 500 raste të reja me Coronavirus

Maqedoni e Veriut: 15 viktima dhe gati 500 raste të reja me Coronavirus

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë bërë të ditur se 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit, njofton Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe janë bërë dy mijë e 366 testime, ndërsa janë regjistruar 493 raste të reja të infeksionit.

Më tepër raste janë regjistruar në Shkup: 210, Kumanovë-28, Shtip-14, Prilep-14, Tetovë-7.

Të mërkurën Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 450 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut, numri i personave të prekur nga Coronavirusi është 82 mijë e 794, numri i pacientëve të shëruar 60 mijë e 706, ndërsa numri i të vdekurve dy mijë e 488.

Numri i rasteve aktive është 19 mijë e 600./Insajderi.com