Maqedoni e Veriut, 314 raste të reja dhe 8 të vdekur nga COVID-19

Maqedoni e Veriut, 314 raste të reja dhe 8 të vdekur nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut  informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2161 testime ndërsa janë regjistruar 314 raste të reja me COVID-19, njofton Insjaderi.

Nga Instituti për Shëndet Publik në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 210 pacientë. Tetë persona kanë humbur jetën si pasoj e Coronavirusit.

Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin fqinj shkon në 94.196, prej të cilëve 83.634 janë shëruar, ndërsa 2.908 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (5 shkurt) është 7.654. /Insajderi.com