Maqedoni e Veriut: 600 mijë vaksina kineze do të vijnë gjatë majit

Maqedoni e Veriut: 600 mijë vaksina kineze do të vijnë gjatë majit

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka njoftuar se gjatë muajit maj do të arrijë edhe një sasi prej 600 mijë doza të vaksinës kineze “Sinovac”, njofton Insajderi.

Ai u ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen me cilindo vaksinë, ngase sipas tij, të gjitha janë të sigurta.

Filipçe ka shtuar se imunizimi masiv do të fillojë pas Pashkëve, ndërsa pritet që të vaksinohen mbi 10 mijë qytetarë në ditë.

“Në muajin maj presim që të arrijnë 500 mijë doza të vaksinës ‘Sinovac’, më pas 100 mijë doza shtesë që vijnë si donacion duke iu falënderuar Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë bisedës së ministres Shekerinska me ministrin kinez të Mbrojtjes, përmes kësaj do të sigurohen 100 mijë vaksina Sinopharm. Do të thotë edhe 600 mijë vaksina kineze për 300 mijë qytetarë. 26 mijë doza do të marrim nga vaksina ‘Pfizer’, nga kontrata direkte. Nuk kemi termin të saktë se kur dhe sa vaksina ruse do të arrijnë në vend. Nuk ka informacione për vaksinën ‘Astra Zeneca’”, është shprehur ministri maqedonas Venko Filipçe.

Ai tutje ka theksuar se do të vaksinohen personat sipas moshës dhe grupeve kritike./Insajderi.com