
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1715 testime ndërsa janë regjistruar 659 raste të reja, njofton Insajderi.
Nga Instituti për Shëndet Publik, , kanë informuar se në 24 orët e fundit betejën kundër KOVID-19 e kanë fituar 774 persona.Në 24 orët e fundit jetën e kanë humbur 23 persona.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me koronavirus në vendin fqinj që nga fillimi i pandemisë është 67 968, numri i personave të shëruar 43 646 ndërsa i të vdekurve 1924.Numri i rasteve aktive është 22 398. /Insajderi.com