Maqedonia e Veriut shpreh falënderim për përkrahjen që Serbia ia jep këtij vendi me dërgesën e vaksinave me çka do të fillojë procesi i imunizimit në vendin fqinj, përcjell Insajderi.
“Pranim-dorëzimi i dërgesës u anulua për arsye teknike. Të dy qeveritë janë në kontakt të vazhdueshëm dhe jemi të njoftuar se dokumentacioni nga ana e Republikës së Serbisë është tërësisht e kompletuar.
Për momentin po pritet që në afat sa ma të shpejtë kompania ‘Pfizer” të lëshojë autorizim të dokumentuar deri tek Republika e Serbisë pas çka më pas menjëherë do të realizohet pranim-dorëzimi”, kanë thënë nga Qeveria e RMV-së.
Nga qeveria shtojnë se pasi vaksinat do të hyjnë në vend nuk do të ketë problem për sigurimin e dokumentacionit. /Insajderi.com