Një mjek me iniciale E.M., 45 vjeçar, nga rajoni i Gostivarit në Maqedoninë Veriore, do të përballet me kallzim penal për shkak t�" />

Maqedoni e Veriut, arrestohet mjeku që jepte PCR teste të rrejshme

Maqedoni e Veriut, arrestohet mjeku që jepte PCR teste të rrejshme

Një mjek me iniciale E.M., 45 vjeçar, nga rajoni i Gostivarit në Maqedoninë Veriore, do të përballet me kallzim penal për shkak të dyshimit se ai ka kryer vepër penale “abuzim i pozitës zyrtare dhe autorizimeve”, i dënueshëm sipas nenit 353 të Kodit Penal.

Sipas policisë së Maqedonisë së Veriut, i njëjti dyshohet se më datë 7 dhe 9 të këtij muaji, si mjek në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”,  ka përgatitur “teste negative PCR” false  për dy persona dhe për të njëjtat kanë paguar njëri 3000 kurse tjetri 1500 denarë ose gjithsej 4500 denarë, të cilëve ju nevojiteshin për udhëtime jashtë vendit.

I dyshuari E.M. i cili dje (22-mars) është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin Policor Gostivar, me akuzë penale, ndërsa sot është dërguar para Prokurorit Publik. /Insajderi.com