Kanë arritur tre mijë dozat e para të vaksinave ruse “Sputnik” në Maqedoninë e Veriut.

Maqedoni e Veriut, arrijnë 3000 dozat e vaksinave ruse anti-COVID

Maqedoni e Veriut, arrijnë 3000 dozat e vaksinave ruse anti-COVID

Kanë arritur tre mijë dozat e para të vaksinave ruse “Sputnik” në Maqedoninë e Veriut.

Për të pritur vaksinat në aeroportin e Shkupit dolën ministri i Shëndetësisë i këtij vendi, Venko Filipe dhe ambasadori rus në Maqedoninë e Veriut, Sergej Bazdnikin.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se nga Rusia janë porositur gjithsej 200 mijë doza dhe se sot kanë arritur 3000 dozat e para, raporton Insajderi.

Ai tha se është duke vazhduar procesi i imunizimit në këtë vend ashtu siç është parashikuar.

Ambasadori i Rusisë, Sergej Bazdnikin, tha se kjo do të jetë një rëndësi e veçantë dhe se kjo do të ndihmojë në rikthimin e normalitetit dhe ekonomisë së këtij vendi.

“Ne jemi të gatshëm të zhvillojmë bashkëpunimin me Maqedoninë edhe në fusha tjetër. Dihet mirë se vaksina është e para kundër koronavirusuti, ajo është e sigurt dhe shumë efikase. Ajo tani është shpërndarë në 46 vendet, tani edhe në Evropë po hulumtohet”, deklaroi Bazdnikin.

Ministri Filipçe ka deklaruar se në pjesën e vaksinimit ka rekomandim për përkujdes vetëm te gratë shtatzënë, nëse procesi i imunzimimi do të vazhdojë ashtu siç është planifikuar. /Insajderi.com