Maqedoni e Veriut: Banka Botërore aprovon hua prej 21/5 milionë euro për arsimin fillor

Maqedoni e Veriut: Banka Botërore aprovon hua prej 21/5 milionë euro për arsimin fillor

Mbështetje për nxënësit e shkollave fillore në Maqedoninë e Veriut, përfshirë romët dhe grupet e tjera të margjinalizuara, përmes vendosjes së kushteve më të mira për të mësuar dhe përmes shkollave më të mira.

Këto do të jenë fokusi i projektit në vlerë prej 21.5 milion euro të aprovuar nga Banka Botërore e që do të mbështesë gjithashtu zbatimin e një sistemi modern për zhvillimin profesional dhe përparimin në karrierë të mësimdhënësve, drejtorëve dhe ekipeve multidisiplinare të mbështetjes profesionale në arsimin fillor.

Projekti në fjalë përqendrohet në ndërhyrjet në nivelin e shkollës, më afër nxënësve dhe ku do të përmirësojë mësimin, ndërsa zbutë dhe plotëson humbjet e mësimit të shkaktuara nga COVID-19.

Elemente shtesë do të jenë edhe reformat që do të sigurojnë të dhëna për mësimin dhe trajnimin më të fundit për stafin mësimdhënës. Aktivitetet synojnë ndërtimin e bazave të një sistemi modern dhe efikas të arsimit fillor në Maqedoninë e Veriut.

Përfitimi i nxënësve do të jetë një mjedis më i mirë mësimor, në mjedis më i mirë fizik në shkollat ​​e tyre dhe nga mësues të trajnuar më mirë.

Profesionistët kompetentë, të motivuar dhe të mbështetur mirë, sipas Bankës Botërore, janë kritikë në trajtimin e çështjeve urgjente të përmirësimit të rezultateve të të nxënit në shkollat ​​fillore në
Maqedoninë e Veriut.

Huaja nga BB në vlerë prej 21.5 milionë euro me periudhë pagimi prej 11 vjetësh, duke përfshirë grejs periudhë prej 3 vjetësh dhe periudhë zbatimi prej pesë vjetësh. Projekti do të zbatohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e RVM-së, informojnë sot nga Zyra e Bankës Botërore. /Insajderi.com