Maqedoni e Veriut: BDI dhe LSDM harmonizojnë programin qeveritar

Maqedoni e Veriut: BDI dhe LSDM harmonizojnë programin qeveritar

Bisedimet e LSDM-së dhe BDI-së për formimin e qeverisë në Maqedoninë Veriore, po zhvillohen në nivel të harmonozimit të programeve të partive në propozim për programin e punës së një qeverie të ardhshme eventuale.

Kështu thuhet në komunikatën e LSDM-së, ku njoftojnë se gjatë vikendit bisedimet zhvillohen në nivel të sekretarëve të përgjithshëm të pative dhe njoftojnë se prej sot fillon procesi i shqyrtimit të ndarjes së përgjegjësive në koalicionin e ardhshëm si dhe i propozimeve kadrovike.

“Pas konfirmimit të parimeve dhe përcaktimeve të koalicioninit, ekipet negociuese punojnë në harmonizimin e programeve zgjedhore të të dyja partive në propozim program për punën e një qeverie të ardhshme eventuale. Po ashtu sot fillon procesi i shqyrtimit të ndarjes së përgjegjësive në koalicionin e ardhshëm si dhe i propozimeve për kuadro kompetentë, të përgatitur, të ndreshëm dhe të aftë që do të munden në tërësi ta realizojnnë programin në mandatin katërvjeçarë” thonë nga LSDM.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE po mendon që të dorëzojë iniciativë kushtetuese lidhur me vendimin e presidentit Stevo Pendarovski që ia dha mandatin kreut të LSDM-së, Zoran Zaev.

Këtë gjë e bëri të ditur zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski, i cili nënvizoi se Gjykata Kushtetuese është e detyruar që gjithmonë kur të ketë shkelje të kushtetutës, të del dhe t’a mbrojë atë.

“Për momentin mund vetëm t’ju zbuloj se një nga gjërat që i mendon VMRO-DPMNE dhe për të cilën së shpejti do të ketë përgjigje konkrete është se po mendojmë për dorëzim të një iniciative Kushtetuese, pasi për momentin Stevo Pendarovski e ka uzurpuar mandatin duke i’a dhënë Zoran Zaevit, një deputeti të ngjajshëm me 119 të tjerë që janë në Kuvend, i cili nuk ka shumicë. I’a dha mandatin dhe praktikisht e ka uzurpuar me qëllim që t’i jep më shumë kohë, 20 ditë, me qëllim të blerjes së kohës që të mundet në mënyrë joparimore të tentojë, thënë me gjuhë të popullit të ‘gjuaj deputetë’, nga listat tjera që marrin pjesë në Kuvend me metoda joparimore” tha Dimçe Arsovski, nga VMRO-DPMNE. /Insajderi.com