Maqedoni e Veriut-Bullgari: Bashkimi Evropian shpreson në hapa pozitiv

Maqedoni e Veriut-Bullgari: Bashkimi Evropian shpreson në hapa pozitiv

Komisioni Evropian nuk heq dorë nga fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut. Ata mbeten në qëndrimin se të dyja palët duhet të gjejnë kompromis, dhe se mund të tejkalohen mosmarrëveshjet, njofton Insajderi.

Zëdhënësja e KE-së për zgjerim Ana Pisonero, pas takimit të kryeministrave të RVM-së, Zoran Zaev, dhe kryeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov, ka theksuar se shpresojnë se mund të arrihet marrëveshje për korrnizën negociuese me qëllim që sa më shpejtë të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

“I përshëndesim  përpjekjet e udhëheqjes gjermane për lehtësimin e bisedimeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, me qëllim arritjen e Marrëveshjes në Këshillin për korrnizën negociuese.  Ky është qëndrimi i KE-së, i  cili edhe më tej qëndron në kontakt me të gjitha palët për të gjetur komprosmis“ thotë Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Për Komisionin Evropian edhe më tej përgjigjja është ”sa më shpejtë që ëshët e mundur”, por asnjëherë nuk bëjnë oferta me data. Vetëm udhëheqja gjermane dhe vetë komisari evropian sqarojnë publikisht se shpresojnë që marëveshja e parë ndërkombëtare të mbahet deri në fund të këtij viti, gjegjësisht në korrniza të udhëheqjes gjermane me BE-në.

Më 17 nëntor duhet të mbahet Këshilli i Ministrave në Bashkimit Evropian ku do të bisedohet për zgjerimin dhe në të cilën duhet të sillet vendim për miratimin e korrnizës negociuese të BE-së me Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri i vendit fqinj Zoran Zaev, nëj ditë më parë ka thënë se këto ditë do të fuqizohen bisedimet me Bullgarinë dhe shpreson në zgjidhjen jo më larg se para Këshilli të Ministrave të BE. Për këtë bëri të qartë se ka mbështetje të drejtëpërdrejtë edhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel. /Insajderi.com