Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, së bashku me ambasadorin kinez në një dalje për media deklaruan se gjatë fundjavës do të mbërrijnë 500 mijë doza të vaksinës “Sinovak”, si dhe një sasi e konsiderueshme e vaksinave “Pfizer” përmes mekanizmit Covax.
Filipçe tha se deri në fund të verës një numër i madh i qytetarëve do të jenë të vaksinuar, shkruan Insajderi.
“Deri në këtë moment janë vaksinuar mbi 300 mijë qytetarë, me këtë sasi që do të arrijë edhe 300 mijë qytetarë të tjerë që është 50% e popullsisë që planifikojmë të vaksinojmë, këtu përjashtohen fëmijët. Që do të thotë diku 1.200.000 do të jenë vaksinuar me të cilën deri në fund të verës mund të presim imunitet kolektiv”, u shpreh Filipçe.
Ministri i Shëndetësisë i vendit fqinj ka bërë apel te qytetarët që të aplikojnë për tu vaksinuar, ngase sipas tij kjo është mënyra e vetme për të ardhur deri tek vaksina.Por, ministri Venko Filipçe thotë se kanë edhe plan shtesë.
“Plani i parë është fushatë intensive që qytetarë të paraqiten për vaksinim dhe e dyta është plani për vaksinim në terren. Pra, vaksinim në terren aty ku mendojmë se numër jo i mjaftueshëm qytetarëve janë janë paraqitur për vaksinim”, ka bërë të ditur Filipçe,