Maqedoni e Veriut: Dhjetë nëpunës policorë të arrestuar për falsifikim të pasaportave

Maqedoni e Veriut: Dhjetë nëpunës policorë të arrestuar për falsifikim të pasaportave

Në Maqedoninë e Veriut,në një aksion më të gjërë policorë, sot janë arrestuar rreth 10 nëpunës policor të cilët ngarkohen se kanë qenë pjesë e rrjetit të falsifikimit të dokumenteve të udhëtimit dhe letërnjoftimeve.

Aksioni ende po vijon kanë njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa detajet pritet të jepen pasi të përfundoi krejtësisht.

Pas hetimit për më shumë se një vit dhe dokumentimit të veprimtarisë së grupit kriminal, thonë burime nga ministria e punëve të brendëshme e vendit fqinj, policia në koordinim me zyrën e hetimeve në ambasadën amerikane dhe Interpolin, kanë realizuar aksion të gjërë që po vazhdon edhe më tej.

Burimet jozyrtare nga policia kanë akuzuar VMRO-DPMNE-në se me brifingun e djeshëm ku u plasuan edhe informatat e para për këtë skandal, është bërë tentim për sabotim të aksionit hetues dhe policorë.

Por, nga policia thonë jozyrtarisht se ka dështuar edhe ajo që ata e quajnë sabotim.Ndërkohë krye prokurorja e prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskovska, ka thënë se do të presin që të shohin nëse Ministria e Punëve të Brendshme do të hapë procedurë për rastin “Mafija” dhe më pas do të vendosin nëse do të hapin lëndë sipas detyrës zyrtare.

Në radhë të parë ajo ka thënë se duhet t’i jepet mundësi institucionit kompetent.Skandali “Mafia” shpërtheu dje pas një brifingu të thirrur nga partia më e madhe në opozitë, VMRO-DPMNE ku u tha se në vendin fqinj, janë dhënë 200 pasaporta dhe letërnjoftime për krerët e rrjeteve kriminele dhe narko bosë të rajonit.

Të gjitha dokumentet sipas informatave me të cilat posedon opozita, janë dhënë me identitet të vjedhur. Në dokumente janë shkruar emra dhe të dhëna të personave të tjerë, ndërsa vetëm fotografitë kanë qenë të kriminelëve. /Insajderi.com