Maqedoni e Veriut: Florin Besimi nuk do të votojë vllaun e tij për ministër

Maqedoni e Veriut: Florin Besimi nuk do të votojë vllaun e tij për ministër

Deputeti nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Florin Besimi bëri të ditur se do të jep dorëheqje nga posti i deputetit, njofton Insajderi.

Ai ka shpjeguar se këtë e ka bërë për të shmangur çdo konflikt të mundshëm të interesit me votën në Kuvend.

“Marrëveshjet e mëdha historike e tejkalojnë mandatin tim të deputetit. Rikthehem në shërbim të popullit, aty ku mund të kontribuoj më së shumti, në profesionin tim dhe në qytetin tim”, ka shkruar Besimi.

Gjatë ditës së djeshme, kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion, Biljana Ivanovska, tha se Florin Besimi nuk do të mund të votojë për Qeverinë e re dhe për vëllanë e tij për ministër të Financave për shkak se kjo përbën konflikt interesi. /Insajderi.com