Maqedoni e Veriut: Gjoba dhe burg për ata që bojkotojnë regjistrimin

Maqedoni e Veriut: Gjoba dhe burg për ata që bojkotojnë regjistrimin

“Bojkotimi i regjistrimit është vepër penale, për të cilën ka edhe përgjegjësi”.

Kështu i ka paralajmëruar qytetarët zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski, të mërkurën përmes një konference për medie, përcjell Insajderi.

Arsovski ka shtuar se për këtë vepër penale janë parashikuar dënime në të hlolla dhe burgim.

Thirrja dhe bojkoti i regjistrimit është vepër penale, ajo është njësoj sikur rezistencë dhe pa dëgjueshmëri ndaj ligjeve dhe organeve shtetërore, me çrrastë parashikohen dënime në të holla ose burg deri në 3 vjet për atë që bënë thirrje për bojkot”, ka deklaruar ai.

Arsovski gjithashtu ka theksuar se nuk përjashtohen masat e reja, nëse numri i të infektuarave rritet./Insajderi.com