Maqedoni e Veriut, kapen 500 kg drogë – flasin nga Ministria e Brendshme

Maqedoni e Veriut, kapen 500 kg drogë – flasin nga Ministria e Brendshme

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka dhënë detaje në lidhje me aksionin që u zhvilluar të shtunën mbrëma, ku janë kapur mbi 500 kilogramë marijunë.

Kamioni ka hyrë në RMV nga Kosova, ndërsa destinacion të fundit e ka pasur Turqinë.

“Sektori për shkatërrim të krimit të organizuar dhe serioz ka ndaluar kanal ndërkombëtar për transport të marihuanës nga Kosova nëpërmjet Maqedonisë së Veriut për Greqi dhe Turqi dhe deri tani janë konfiskuar 424 kilogram marihuanë dhe nga liria është privuar një person. Marihuana e konfiskuar për në Turqi, vlerësohet se kap vlerën mbi milion euro”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë së vendit fqinj, Toni Angellovski, raporton Insajderi.

Transporti është realizuar nga shkupjani, 47-vjeçar me iniciale D.N.

“Është vërtetuar se D.N. për të arritur pasuri ka dalë në Kosovës me qëllim që të organizojë dhe realizojë transport të marihuanës nga Kosova nëpërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë me destinacion përfundimtar Turqinë”, ka deklaruar më tej Angellovski.

Kontrolli policor u realizua dje, në ora 21:30 në vendkalimin kufitar në Bogorodicë, siç sqaron Angellovski pas një plani të përgatitur paraprakisht.

“Pasi bastisjes së automjetit janë gjetur dhe marrë 519 pako me marihuanë, dhe janë marrë edhe celulari me kartelë SIM, dy patentë të shoferit, çelësa dhe dokumente. Gjatë ditës vazhdon bastisja edhe te pjesa tjetër e automjetit, për shkak se bëhet fjalë për sasi të madhe të mallit, ndërkaq D.N. gjatë ditës do të dalë para gjykatësit”, tha më tej Angellovski, përcjell Insajderi. /Insajderi.com