Maqedoni e Veriut: Katër viktima dhe 23 raste të reja me COVID-19

Maqedoni e Veriut: Katër viktima dhe 23 raste të reja me COVID-19

Katër pacientë të infektuar me Coronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar 23 raste të reja, nga gjithsej dy mijë e 853 teste të kryera.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik në vendin fqinj njoftojnë se janë shëruar 32 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 155 mijë e 441 raste pozitive, prej të cilëve 149 mijë e 528 janë shëruar, kurse pesë mijë e 462 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht janë 451 raste aktive me COVID-19, prej të cilëve 214 në Shkup, 40 në Kumanovë dhe 33 në Prilep./Insajderi.com