Maqedoni e Veriut: Ligji për nënshtetësi do të procedohet në kuvend

Maqedoni e Veriut: Ligji për nënshtetësi do të procedohet në kuvend

Deputeti i koalicionit opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut Aleanca për Shqiptarët-Alternativa, Elmi Aziri, ka deklaruar se të hënën propozim ligji për shtetësinë do t’i dorëzohet grupit parlamentar të partisë maqedonase në pushtet LSDM-së.

Sipas tij, pritet që shumë shpejtë i njëjti ligj të procedohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Tash pjesa jonë është kryer, ta shohim. Besoj që brenda javës në varësi prej dinamikës të zhvillimit të procesit mes grupeve parlamentare dhe takimi besoj se është i pashmangshëm”, tha zyrtari i lartë i koalicionit opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut Elmi Aziri, në pyetjen se kur mund të pritet takim mes liderëve të këtyre partive me kryeministrin e vendit fqinj Zoran Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kishte pasur disa takime me përfaqësues të opozitës shqiptare, pikërisht për ligjin rreth nënshtetësisë. /Insajderi.com