Maqedoni e Veriut: Mbi 16 mijë raste aktive me Coronavirus

Maqedoni e Veriut: Mbi 16 mijë raste aktive me Coronavirus

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka informuar se  391 pacientë pozitiv dhe të dyshuar për Coronavirus, janë pranuar gjatë njëzetekarër orëve të fundit në të gjithjë qendrat COVID të vendit fqinj.

Ndërsa  numri i përgjithshëm i personave që po shërohen në repartet infektive  në kryeqytet dhe të gjithë RVM-në është 670, dhe ka gjithsej 600 shtretër të lirë.

Ndaj ministria e shendetësisë e këij vendi fqinj gjithashtu bëjnë me dije se të gjitha repartet kanë në dispozicion oksigjen të mjaftueshëm. “Sipas raporteve ditore që arrinë në Ministrin e Shëndetësis, në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 34 pacientë.

Në Shtip 33, në repartin e infektologjisë në Tetovë 20, Veles 32, Kumanovë 57, Ohër 40, Prilep 48, Gostivar 12, ndërsa në Strugë 27 të sëmurë. Në spitalin e Strumicës janë hospitalizuar 29 persona, Koçanë 9, Kërçovë 16, Kavadarë 21, Gjevgjeli 6, dhe në Dibër 8 pacientë” thonë nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.

Nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së veriut po ashtu informojnë se në të gjitha qendrat kovid të kryeqytetit gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 22 pacientë duke e çuar në 279 numrin e pacientëve me koronavirus që po marrin trajtim shëndetësor.

Deri të premten në Maqedoninë e Veriut ka pasur 16.231 raste aktive me Coronavirus, prej të cilëve numri më i madh është në Shkup 9.985.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë diagnostifikuar gjithsej 88.389 pacientë, nga të cilët 69.476 janë shëruar dhe 2.682 kanë humbur jetën. /Insajderi.com