Maqedoni e Veriut, me përplasje fillon debati për regjistrimin e popullsisë

Maqedoni e Veriut, me përplasje fillon debati për regjistrimin e popullsisë

Kuvendi I Maqedonisë së Veriut ka filluar të mërkurën në seancë plenare diskutimin për propozim ligjin për regjistrimin e popullsisë, operacion ky që duhet të fillojë më 1 prill dhe realizohet pas 20 viteve që nga regjistrimi i fundit i vitit 2002.

Opozita maqedonase kërkoi edhe një herë shtyerjen e rregjistrimit dhe pranimin e amendamenteve të tyre, ndërsa vërrejtjet kryesore ishin në metodologjinë e punës dhe kompetencat e Entit Shtetëror për Statistikë. Kordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, përmendi edhe rastet në Evropë dhe botë ku regjistrimi është prolonguar për të demantuar arsyetimet e Qeverisë se nuk mund të ketë shtyerje të mëtejshme.

“Për informatën e juaj regjistrimet që janë prolonguar në shtetet e tjera, Gjermania e ka shtyrë për 31 korrik, Sërbia tetor 2021, Skocia për mars 2021, Irlanda për oprill 2021, Brazili për 13 korrik 2021, Australia për 12 tetor 2021, Romania Qershor 2021, Kroacia ka kumtim për prolonguim të rregjistrimit. Vetëm në Maqedoni ky operacion që nuk është kryer për shumë vite, po shpejtohet të bëhet në këtë moment.

Kush është shkaku, përgjigje do të duhet tu jepni qytetarëve, përgjigje është edhe propozimi në ligj, pra refuzohen amendamentet të cilat u japin shumë të drejta dhe kompetenca drejtorëve në Entin Shtetëror për Statistikë.

Pse kur ligji miratohet një herë në dhjetë vjet, mos ti bendojmë as këto as metodologjinë dhe gjitha ata punë që duhet ti ketë një zgjidhje ligjore që rregjistrimi të jetë relevant” tha kordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.Nga pushteti u kundërpërgjigjën se urgjenca është edhe si pasojë e dështimit të Qeverisë së kaluar të drejtuar pikërisht nga VMRO-DPMNË e cila nuk arriti të realizojë regjistrim në vitin 2012.

“Me të vërtetë kam menduar se kësaj here do të dëgjoj ndonjë gjë më të ndryshme nga ajo që kemi dëgjuar nga fillimi, por për fat të keq nuk gjetët forcë që të tejkaloni këtë dhe së bashku ta miratojmë këtë ligj ashtu siç duhet, me besim të plotë.

Ky ligj është miratuar për shkak të nevojës së domosdoshme pasi 20 vite nuk kemi pasur rregjistrim dhe është me rekomandimt ë BE-së dhe Kombeve të Bashkuara.

Dy ditë u mbajt debat I amendamenteve për 37 amendamente dhe ju dëshironi të thoni se nuk ka qenë debat esencial, dy ditë ku ishte i pranishëm zv ministri i drejtësisë dhe drejtori i Entit të Statistikës. Ju thoni se nëse ishin miratuar amendamentet atëherë ky ligj do të meritonte të kishte flamur evropian, kjo është paradoksale” thonë nga LSDM-ja.

Nga blloku politik shqiptar, BDI e vlerësoi regjistrimin si të domosdoshëm dhe një operacion që urgjentisht duhet ta realizojë vendi fqinj si ndër të rrallët në botë që për një kohë të gjatë nuk kanë numëruar popullsinë.

Nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, akuzuan se pushteti ka pasur që në fillim skenar për evitimin e opozitës dhe realizimin e regjistrimit sipas planeve të tyre. /Insajderi.com