Monstra: Merren në pyetje pjesëmarrës e protestës në Maqedoninë e Veriut

Monstra: Merren në pyetje pjesëmarrës e protestës në Maqedoninë e Veriut

Koalicioni opozitar i dy partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut  Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa  ka bërë të ditur se disa aktivistë që morën pjesë në protestën kundër rastit Monstra janë marrë në pyetje.

Sipas informacioneve që kemi marrë nga aktivistë tanë dhe qytetarë, kuptojmë se disa djem të rinj janë marrë nën masë arresti, kryesisht nga Shkupi dhe rrethina, kjo me arsyetimin se kanë marrë pjesë në protestën për rastin ,,Monstra”, që u mbajt javën e kaluar.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa  shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për faktin se në mesin e atyre që janë marrë nën arrest dhe në pyetje informative ka edhe persona të mitur.

Prandaj e pyesim ministrin e Policisë, Oliver Spasosvski, se si është e mundur që fëmijë të merren në pyetje informative? Në çfarë shteti po jetojmë?Në një shtet normal për veprime të këtilla bie Qeveria, kurse dorheqja është minimumi që duhet ta bëjë një ministër i Policisë” thuhet në një reagim të kësaj partie të lëshuar sonte për media.

.Koalicioni Aleanca dhe Alternativa,ka njoftuar se  përmes deputetëve të tij, do të marrë të gjitha masat e nevojshme, duke njoftuar OSBE-në, ambasadorin e BE-së, Ambasadën e SHBA-së dhe Komitetin e Helsinkut për këto shkelje të rënda të të drejtave qytetare, që janë të garantuara edhe me Kushtetutë.

“Me këtë rast i bëjmë thirrje kryeministri Zaev, ministrit Spasovski dhe zv.të tij, Nazim Bushi, që të heqin dorë nga kjo politikë dhe logjikë diktatoriale, t’i lënë të qetë qytetarët që ta shprehin mendimin e tyre lirshëm, ashtu siç e garanton ligji dhe kushtetuta e vendit”, thuhet në reagim. /Insajderi.com