Ministrja e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut,  Milla Car" />

Maqedoni e Veriut: Mësimi mund të fillojë me prezencë fizike në shtator

Maqedoni e Veriut: Mësimi mund të fillojë me prezencë fizike në shtator

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut,  Milla Carovska, deklaroi të hënën se dikasteri që ajo drejton ka përgatitur tre skenarë për fillim të vitit të ri shkollorë. Sipas saj i pari dhe më i dëshirueshmi është ai me prezencë fizike të nxënësve, por e gjitha kjo do të varet nga gjendja epidemiologjike në vend, shkruan Insajderi.

“Sistemi arsimor është i përgatitur për tre skenarë, e para është hapja e plotë e shkollave, në pajtim me protokollet shëndetësore, që të mund të gjithë nxënësit të ulen në bankat e tyre, për të gjitha klasat dhe të gjitha vitet, ky është skenari i parë dhe më i miri, dhe më i dëshirueshmi për ne në rast se gjendja epidemiologjike e lejon një gjë të tillë dhe për këtë do të vendos Komisioni për sëmundje Infektive.

Por të gjithë presim që gjatë verës dhe fillim të shtatorit gjendja të jetë e mirë dhe pikërisht për këtë shpresojmë se ky skenarë do të zbatohet. Por si Ministri për Arsim kemi përgatitur edhe dy skenarë të tjerë, një që ka të bëj me mësimin e kombinuar online dhe me prezencë fizike, dhe kemi skenarin e tretë që mësimi të realizohet në grupe, një javë një grup i nxënësve, javën tjetër një grup tjetër i nxënësve”, deklaroi Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut. /Insjaderi.com