Maqedoni e Veriut: Mickoski sërish kërkon anulim të regjistrimit

Maqedoni e Veriut: Mickoski sërish kërkon anulim të regjistrimit

Kryetari i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski  vazhdon me kërkesat e tij për anulim të regjistrimit.

Ai në rrjetin social Facebook, ka thënë se shëndeti i qytetarëve nuk guxon të jetë peng i Zoram Zaevit, Venko Filipçes dhe i Apostol Simovskit.

“Qeveria më kriminele në Ballkan dhe njëkohësisht edhe më e paafta që të siguroj imunizim të popullatës na bind se nuk ka shtyrje të regjistrimit, thonë se janë siguruar protokollet më të sigurta. Në ndërkohë Serbia fqinje që është rekorder në imunizimin e popullatës në Ballkan, Bullgaria fqinje, Romania, Kosova e anulojnë procesin e regjistrimit për shkak të brengës nga përhapja enorme e pandemisë”. /Insajderi.com