Maqedoni e Veriut, miratohet blerja e vaksinës kundër COVID-19

Maqedoni e Veriut, miratohet blerja e vaksinës kundër COVID-19

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me 70 vota “për” ka miratuar ndryshimet në ligjin për barnat me çka krijohen kushte për importin e vaksinave kundër COVID-19, njofton Insajderi.

Ligji u mbështet edhe nga deputetët opozitar, të cilët edhe përskaj votës “për” theksuan edhe një sërë kritikash për vonesën e vaksinave.

Opozita drejtoi kritika të ashpra për ministrin e vendit fqinj, Venko Filipçe, të cilin e akuzuan për gënjeshtra dhe mashtrime në lidhje me informacionet për blerjen e vaksinave.

Ndërsa, deputetët e pushtetit bënë thirrje që kjo situatë të mos përdoret për të mbledhur poenë politikë, por të tregojnë konstruktivitet.

Ndryshe, me këtë zgjidhje ligjore mundësohet blerja e vaksinave nga kompania “Pfizer”, e cila nuk ka përfaqësi në RMV, ndërsa prej saj duhet të blihen 800 mijë doza të vaksinave kundër Coronavirusit./Insajderi.com