Maqedoni e Veriut, Naser Zyberi zyrtarisht Avokat i Popullit

Maqedoni e Veriut, Naser Zyberi zyrtarisht Avokat i Popullit

Nuk është as kompensim e as dhuratë. Kështu u përgjigj Avokati i ri i Popullit në Maqedoninë e veriut, Naser Zyberi në pyetjen e gazetarëve nëse ky post është kompensim për postin e kryeministrit, njofton Insajderi.

Zyberi tha se angazhimi i tij i deritanishëm dhe njohuritë si jurist, janë garanci se këtë funksion të rëndësishëm për qytetarët do ta ushtrojë si duhet.

Ai tha se që nga momenti kur ka vendosur të kandidojë ka pasur pikëpamjet e tij dhe atë vizion do të mundohet ta imponojë.

“Kjo do të thotë në plan të parë ky funksion duhet ta marrë vendin e merituar në sistem dhe e dyta qytetarët duhet të kenë besim në institucionin”, ka deklaruar Zyberi./Insajderi.com