Organet policore dhe luftës së krimit të organizuar të Maqedonisë së veriut kanë ndaluar tetë persona të një organizate terroriste.
MPB-ja e Maqedonisë së veriut njofton se, në bazë të urdhrave të gjykatësit kompetent për bastisje nëpër shtëpi dhe hapësira tjera, janë kryer bastisje në tetë lokacione, pesë në Kumanovë dhe tre në Shkup, ku janë zbuluar dhe privuar nga liria tetë persona.
Siç thonë nga policia më 27 dhjetor nga ana e Departamentit për shkatërrimin e krimit të organizuar në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit është dorëzuar kallëzim penal kundër tre personave nga Shkupi dhe pesë nga Kumanova, për veprën e kryer penale “organizatë terroriste” sipas nenit 394 paragrafi 2 nga Kodi Zgjedhor
“B.A nga Kumanova ka krijuar organizatë terroriste ku krahas të ndaluarve V.A dhe E.L anëtarë kanë qenë edhe të ndaluarit tjerë, në bazë të ideologjisë së organizatës terroriste ISIS për kryerjen e vrasjeve dhe shkatërrimit të objekteve publike me qëllim të krijohet ndjenja e pasigurisë ose frikës tek qytetarët”.
“Për realizimin e këtij qëllimi anëtarët e grupit kanë bërë veprime përgatitore, kanë siguruar mjete financiare dhe janë furnizuar me armë, municion, pajisje ushtarake, kanë përgatitur materiale të improvizuara shpërthyese dhe kanë kryer prova për aktivizimin e këtyre mjeteve shpërthyese””, tha Toni Angelovski, zëdhënës i Policisë së Maqedonisë së veriut./Insajderi.com