Maqedoni e Veriut: Në COVID-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 67 pacientë

Maqedoni e Veriut: Në COVID-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 67 pacientë

Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut në Shkup janë shtruar 67 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus.Gjithsej 686 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytetin e vendit fqinj.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi,gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka pasur 39 pranime.

Në COVID Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 8 pranime të pacientëve, 152 pacientë është pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, në Kozle 4 pacientë dhe 2 pacientë në Klinikën për Sëmundje të fëmijëve.

Gjatë 24 orëve të fundit në RMV janë shëruar 44 pacientë, ndërsa momentalisht në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 140 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 152 pacientë, në Kozle 32, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve 9 pacientë, dhe në KAG 9 dhe në Institutin për Mjekësi Fizikale 38.Gjithsej 686 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për COVID-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në Shkup.

Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka 74shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë.

Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesën e ministrisë së shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut. /Insajderi.com