Maqedoni e Veriut, në qendrat COVID janë hospitalizuar gjithsej 1348 pacientë

Maqedoni e Veriut, në qendrat COVID janë hospitalizuar gjithsej 1348 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit në qendrat COVID në spitalet e Maqedonisë së veriut është raportuar se trajtohen 872 pacientë pozitiv dhe të dyshuar me Coronavirus, kumtoi Ministria e Shëndetësisë e vendit fqinj, njofton Insajderi.

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 75 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për COVID-19. Në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 59 pacientë.Në repartin infektiv në Tetovë ka 40 pacientë, në Veles trajtohen 63 të sëmurë, ndërsa Kumanovë 114 pacientë pozitiv dhe të dyshuar në COVID-19. Në qendrat COVID në Ohër ka 110 pacientë të hospitalizuar, në Prilep 130 në qendrën COVID në Gostivar 62, ndërsa në Strugë 43 të sëmurë. Në spitalin e Strumicës janë hospitalizuar 71 pacientë, në Koçan 17, në Kërçovë 20, Kavadar 44, në Gjevgjeli 15 persona, ndërsa në Dibër nëntë pozitiv dhe të dyshuar në Coronavirus.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv dhe të dyshuar në Coronavirus që trajtohen në repartet infektive në Shkup dhe spitalet e Maqedonisë së veriut është 1348 dhe ka rreth 180 shtretër të lirë spitali në qendrat COVID. Gjatë ditës, bëhen çregjistrime të pacientëve të shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë.

Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse është e nevojshme, kapacitetet e reparteve COVID do të zgjerohen më tej, thuhet në kumtesë. /Insajderi.com