Situatë alarmante

Maqedoni e Veriut: Nëntë të vdekur nga COVID-19

Maqedoni e Veriut: Nëntë të vdekur nga COVID-19

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur nëntë persona nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, raportojnë mediat maqedonase, njofton Insajderi.

Gjithashtu është rritur dukshëm numri i të infektuarve.

Nga 778 mostra të marra, 162 raste kanë rezultuar pozitiv.

Ndërsa nga nëntë të vdekurit tre janë nga Shkupi, një nga Prilepi, dy nga Tetova, një nga Struga, një nga Velesi dhe një nga Gostivari.

Deri më sot Maqedonia e Veriut ka 4057 raste me Covid-19. Prej tyre 1170 të sheruar dhe 188 të vdekur. /Insajderi.com