Maqedoni e Veriut: Nga e premtja lokalet mbyllen nga ora 18:00

Maqedoni e Veriut: Nga e premtja lokalet mbyllen nga ora 18:00

“Të festojmë me përgjegjësi”. Kjo është moto e fushatës së Qeverisë të Maqedonisë së Veriut për festat e fundit të cilën e paralajmëroi sot kryeministri i vendit fqinj, Zoran Zaev, teksa njoftoi se në mbledhjen e qeverisë, janë miratuar masat e reja për të frenuar përhapjen e Coronavirusit.

“Me bisedimet direkte me kompanitë po kërkojmë të sigurojmë doza shtesë, si dhe nëpërmjet BE-së, e cila do të jep 100 milionë doza për vendet jashtë BE-së. Fqinji jonë Greqia në mënyrë intensive po punon që sa më shpejtë ta marrim edhe ne vaksinën. Ndihmë kanë ofruar edhe shtetet tjera si Bullgaria dhe Polonia” deklaroi Zoran Zaev.

Nga ana tjetër ministri i Shëndetësisë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut , Venko Filipçe, deklaroi se gjendja me COVID-19 është stabile por edhe më tej është numri i madh i rasteve të reja dhe i personave të shtruar në spital.

Sa i përket procesit të vaksinimit, ai tha se përgatitja për vaksinat po zhvillohet me një dinamikë të shkëlqyeshëm.

“Frigoriferët për temperaturë minus 70 do të arrijnë në fillim të janarit. Jemi aktiv në tre fusha për furnizim me vaksinat, njëri nëpërmjet COVAX sistemit, sot në seancë kaloi informacioni se UNICEF do të ndihmoj në shpërndarjen e vaksinës nga ai operator i cili do të caktohet nga COVAX për të u shpërndarë. Kemi biseduar të premten me
kolegun grek, vendi ynë mund të llogarisë në pjesë të vaksinës së tyre kur të arrijë, jemi në bisedime me Pfizer dhe Astrazeneca. Vaksina do të jetë falas” tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë i RVM-së.

Ndryshe, masat të cilat dej Komisioni për Sëmundje Infektive i ka propozuar dhe të cilat Qeveria i ka miratuar janë: Nga data 18 dhjetori deri 21 janar kafenetë dhe lokalet të punojnë deri ora 18:00 dhe jo 21:00 siç është tani, restorantet në hotele të mos lejojnë grumbullim për festat e fundvitit pas orës 21:00, nuk lejohet organizimi dhe grumbullimi në shesh për festën e Vitit të Ri, të mos ketë mbledhim nëpër shtëpi apo vila të shumë personave për festat e fundvitit, të mos dilet nga shtëpia pa nevojë pas orës 18:00. /Insajderi.com