Maqedoni e Veriut, ngadalësohet ritmi i vaksinimit – mungojnë vaksinat

Maqedoni e Veriut, ngadalësohet ritmi i vaksinimit – mungojnë vaksinat

Në Maqedoninë e Veriut, vaksinimi këtë javë do të zhvillohet me tempo të ngadalsuar. Kështu njoftoi ministri i Shëndetësisë në shtetin fiqnj, Venko Filipçe.

Ai tha se për momentin janë vetëm pesë mijë vaksina të mbetura për dozën e parë, por siguron se vaksinimi nuk do të ndërpritet dhe se dje kanë arritur 11.720 vaksina Pfizer. Ndërsa, shtoi se nuk e di se kur mund të arrijnë vaksinat ruse Sputnik V dhe vaksina kineze Sinovak, njofton Insajderi.

“Për Sputnikun dhe Sinovakun akoma nuk kemi data të sakta, për Sputnikun kishte paralajmërime se do të jetë diku kah fundi i muajit maj, dhe ja deri tani nuk ka arritur, unë dje kam biseduar me ambasadorin e Rusisë, ai ka marrë për obligim që gjatë ditës të komunikoj me institutin në Moskë dhe të jep informata kthyese. Paralajmërimi për arritjen e vaksinave të Sinovak është për në fillim të qershorit. Dhe ashtu kanë thënë, javën e parë apo në 10 ditët e para duhet ti presim. Imunizim nuk do të ndërpritet dje dhe pardje kanë arritur vaksinat e Fajzer. Ata do të shpërndahen dhe vaksinimi do të vazhdojë”, tha Filipçe.

Ai tha se të vazhdojnë vaksinimet përmes sistemit të njëjtë, gjatë kësaj jave do të ketë ulje të numrit, por nga java e ardhshme shpreson që sërish të kthehet në dinamikën e njëjtë. Doza e dytë e vaksinës siç tha Filipçe, duhet të bëhet me të njëjtën vaksinë sikurse dozën e parë.

Ndërkaq,vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në Maqedoninë e Veriut. Janë aplikuar gjithsej 331.034 doza të vaksinave, ndërsa 94.156 qytetarë janë rivaksinuar. Dje janë vaksinuar gjithsej 14.763 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 2.057 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 47% e popullsisë në shtetin fqinj mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.Sipas të dhënave të fundit, në Maqedoninë e Veriut 41% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. /Insajderi.com